Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim, ndërron jetë 50-vjeçari 

Bie nga lartësia e pallatit në ndërtim, ndërron jetë 50-vjeçari 

547
SHPËRNDAJE

Një aksident fatal është regjistruar sot në një pallat në ndërtim në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një punëtor ndërtimi. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër. Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi me inicialet A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE