Bie ne kontakt me rrymen elktrike, humb jeten elektricisti 56 vjecar

Bie ne kontakt me rrymen elktrike, humb jeten elektricisti 56 vjecar

851
SHPËRNDAJE

Një elektriçist  ka humbur jetën ditën e sotme në Gjirokastër pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte ne një shtyllë elektrike.

Mësohet se elektriçisti që humbi jetën quhet Karafil Pupe, 56 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE