Drejtesia e korruptuar ,70% e të dyshuarve per vepra penale ...

Drejtesia e korruptuar ,70% e të dyshuarve per vepra penale kane dale të pafajshëm

132
SHPËRNDAJE

Funksioni i istemit të drejtësisë duket se ka rënë dukshëm vitet e fundit ,teksa shihet se norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka pësuar rënie drastike më2017 dhe rezulton të jetë më e ulta tëpaktën që nga viti 2013 që i takon raportimit të INSTAT.

 

Në vitin 2017 vetëm 30.2 për qind e personave të dyshuar u gjetën më fajtore në vendimet e Gjykatave,ndërsa 70 për qind e tyre dolën tëpafajshëm nga gjykatat.

 

Shifrat tregojnë se postulati i drejtësisë  “Më mirë 100 kriminelë në liri, se sa një i dënuar i pafajshëm”, është cenuar rëndë. Në të kundërt kjo tregon se sistemi i drejtësisë nuk po funksionon, duke mos çuar në dënim të dyshuarit.

 

Sipas INSTAT norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka qenë më e lartë në vitet e kaluara, duke arritur në46% në vitin 2014, për të zbritur nga viti nëvit për tëarritur në 30.2% më 2017.

 

Kjo normë pasqyron se sa për qind e personave të dyshuar dënohen nga gjykatat e shkallës së parë. Viti 2016 shënon 40,2 % persona të dyshuar në kryerjen e një vepre penale të cilët janë dënuar.

 

Në vitin 2017 numërohen 5.418 të burgosur gjithsej, 8,9 % më pak krahasuar me 2016.

 

Në Shqipëri norma e ndryshimit midis vitit 2013 dhe 2017 është 8,4 %, që do të thotë se në vitin 2017 janë 8,4 % më shumë të burgosur se në vitin 2013, ose shprehur në terma absolute janë 420 tëburgosur më shumë se në vitin 2013.

 

Në vitin 2017 janë evidentuar 36.051 autorë që kanë shkaktuar vepra penale gjithsej, 4,0 % më shumë autorë ose shprehur në terma absolut rreth 1.377 autorë më shumë krahasuar me vitin 2016.

 

S'KA KOMENTE