Bie cmimi i naftes në botë, jo në Shqipëri

Bie cmimi i naftes në botë, jo në Shqipëri

187
SHPËRNDAJE

Analistë të njohur të energjisë, prej ditësh, po tregojnë pse çmimet e naftës do të vazhdojnë të bien më tej këtë vit dhe në 2024. Rritja e ofertës dhe dobësimi i kërkesës, kanë sjellë rritje spirale të çmimeve të naftës së papërpunuar që nga fundi i shtatorit. 

Ndërsa kjo është kurba mujore e ndryshimit të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun Brent të Londrës gjatë ditës së diel.

Nafta është tani larg nga një territor negative, pas një rikuperimi të fortë shumëvjeçar. Nafta e papërpunuar BRENT është ulur nga 94 dollarë për fuçi në fund të shtatorit në nivelin e ulët prej 80 dollarësh dhe ekspertët besojnë se edhe një herë nafta ka një rënie të konsiderueshme.

Tregu vërteton se kërkesa është gjithashtu më e dobët për shkak të çmimeve të larta në pompë dhe përfundimit të sezonit të ngarkuar të udhëtimeve verore. Më pak aktivitet ekonomik duhet të çojë në çmime edhe më të ulëta të naftës.

Ekspertët ndërkombëtarë presin që nafta të bjerë deri në 15% vitin e ardhshëm në një interval prej 70 deri në 75 dollarë për fuçi.

Në Shqipëri vijon të ketë një trend rritës së çmimeve të naftës me pakicë, që nuk orientohet as nga Bursa e Londrës dhe as nga çmimi Platz i Mesdheut, ku kuotohet nafta shqiptare. Rënia në bursë duhet të reflektohet në tregun vendas, në ndërkohë që edhe kursi i këmbimit të USD me Lek-un  nuk justifikon çmimin në tabelë të një litri karburant.

Ky është kursi i këmbimit të USD me lekun që tregon rënie në muajin e fundit.

Ndërsa në Bursën Platz të Mesdheut, ku furnizohet Shqipëria vetëm Brenda një ditë, nga dt 4 deri në datën 5 Tetor, çmimi i një ton naftë të përpunuar ka rënë nga 923 USD/Ton në 878 USD/Ton, pra 45 USD/Ton, rënia më e madhe ndonjëherë në 24 orë për këtë vit.

S'KA KOMENTE