Berishës i mbyllin mikrofonin, Noka drejt Felajt, ndërhyn garda

Berishës i mbyllin mikrofonin, Noka drejt Felajt, ndërhyn garda

154
SHPËRNDAJE

Ne seancen e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, ku gjatë fjalimit që ish kryeministri Sali Berisha po mbante, atij i është mbyllur mikrofoni nga drejtuesja e seancës, deputetja Ermonela Felaj.

Berisha po fliste për çështjen e inceneratorëve, në momentin kur Felaj vendosi të ndërpriste fjalën e tij me arsyetimin se kishin kaluar 2 minuta.

Kjo ka sjellë revoltimin e deputetëve të tjerë, duke vazhduar nga Flamur Noka i cili me një fletë në dorë me listën e diskutuesve, është drejtuar drejt Felajt dhe ka bllokuar foltoren e Kuvendit.


Debati në Kuvend:

Flamur Noka: Kush je ti? Je mashtruese por mos e trego dhe në televizor që je mashtruese

Ermonela Felaj: Ka mundësi të ulesh? Nuk më impresionon fare sjellja juaj, as fyerjet

Edmond Spaho: Ju s’të jepni kohën në Kuvend, dhe flisni pastaj për bashkëpunim. Reflektoni, sjellja karshi nesh është e papranueshme.

S'KA KOMENTE