Berisha:Sot mbi 44 mijë demokratë e shkarkuan Bashen

Berisha:Sot mbi 44 mijë demokratë e shkarkuan Bashen

45
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar para mediave se afro 44 mijë demokratë votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Ai ka bërë thirrje deputetëve dhe kryetarët e degëve që të marrin procesverbalet dhe të verifikojnë votat, që sipas tij janë të sakta. 

Berisha e cilësoi më tej, Kuvendin e sotëm të PD, si një turp të madh, ku sipas tij, ka pasur manipulime në lidhje me ulëset në godinën e Pallatit të Kongreseve. 

“Dua të shpreh një mirënjohje të pa kufijshme për këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Rikujtoj këtu se në një proes të manipuluar nga fillimi gjer në fund në qershor, Lulzim Brava u votua nga 32 mijë anëtarë. Ndërsa sot kundër tij kanë votuar si njerëz të lirë, si demokratë të lirë rreth 44 mijë anëtarë të PD. Kjo, dëshmon edhe njëherë se deputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga Partia Demokratike në referendumin e saj të parë të thërritur nga anëtarësia. Unë kam sugjerimet e mia. I pari është ky: Çdo deputeti të PD, e ftoj të vij e të marrë listën e plotë të anëtarësisë që kanë votuar e të votave në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë e votuesve. 

Këtu është e tërë anëtarësia e PD. Mos besoni numrat, se në statistikat e tyre, ju them në absolute nuk ka asgjë të saktë. Ju e patë sot, se çfarë ndodhi me anti-Kuvendin e shoqatës së tyre. Meqenëse numrin ua kapën mediat dhe e panë sa ishin, vendosën të falsifikojnë nëpërmjet zyrës së pengmarrësit Edi Rama, numrin e karrigeve në pallatin e kongreseve dhe publikuan shifra të pa imagjinueshme. Asgjë të saktë nuk ka te ata. Ftoj deputetët të marrë listën dhe të kontrollojnë 1 për 1 anëtarësinë që ka votuar dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura. Unë u them zotërinjve se PD kaloi krizën më të thellë. E kaloi atë duke rikthyer standardet e lirisë. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politik. 

Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht, të mos bëhen instrumente të një skenari më i turpshmi në historinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë. Unë di qëndrimet e tyre, por referendum është apel i madh për ndërgjegjen e tyre politike. Ftoj kryetarët e degëve, të vijnë e të marrin dokumentet, procesverbalet e votimit dhe të ballafaqojnë faktet”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE