Berisha “zbulon” pse Basha nuk shkoi në SHBA

Berisha “zbulon” pse Basha nuk shkoi në SHBA

43
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se nuk shkon dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij aty ka një dosje të hapur.

Berisha tha se Basha u nis me Gjekmarkajn drejt Uashingtonit, por u kthye sërish për këtë arsye. Basha, i pyetur sot nga gazetarët pranë parlamentit, tha se e ka patur vizën amerikane, dhe nëse i duhet do ta rimarrë sërish.

Berisha bëri dhe një tjetër deklaratë të fortë kur tha se lobimi i Bashës në SHBA është bërë me para ruse, dhe jo me fondet e mbledhura nga diaspora.

“Merrni listën që ka dorëzuar në prokurori nga diaspora sikur kanë dhënë 10 mijë dollarë, nëse i ka dhënë njeri. Mua më kanë rrëfyer me dhjetra që kemi gënjyer se na e kërkonin”, u shpreh Berisha.

Fjala e plotë:

E pyesni kur të dalë këtu para jush, për çfarë arsye nuk shkon në SHBA? E ka dosjen e hapur, nëse shkonte, përballej me ligjin. Ndaj ju, kur dalin politikanët para jush, ju duhet t’i pyesni. E ke në media, kur u nis me Gjekmarkajn në Uashington, Gjekmarkaj shkoi ai u kthye. Ju duhet ta pyesni, pse Edi Rama të mbylli dosjen e rusëve. Na trego një dokument të vetëm për një shqiptar që ka paguar Nick Muzin me paratë e tij. Ju duhet të ruani sensin e investigimit në interesin më të mirë të profesionit tuaj. Për të mos thënë pastaj, dosjen përvëluese të Toyota Yaris. Nëse ka një njeri që për afera konkrete duhet të pyetet pas Edi Ramës është pikërisht Lulzim Basha.

Nuk thashë s’ka vizë, është tjetër viza dhe tjetër dosja përvëluese. Po ju pse nuk investigoni vetë. Merrni listën që ka dorëzuar në prokurori nga diaspora sikur kanë dhënë 10 mijë dollarë, nëse i ka dhënë njeri. Mua më kanë rrëfyer me dhjetra që kemi gënjyer se na e kërkonin.

Unë të them me përgjegjësi të plotë se ditën pas emisionit “Opinion” se Edi Rama desh ia mbathi si i tromaksur se i doli çështja e inceneratorit, por pas këtij emisioni ai deklaroi se ka njohur dosjen ruse. Është thjeshtë e investigueshme, e hetueshme. A nuk e mbylli dosjen SPAK, Edi Rama e mbylli dosjen, Rama tha që SPAK është i Partisë Socialiste. Dhe ti thua tani…

S'KA KOMENTE