Berisha zbulon prapaskenat për presidentin e ri

Berisha zbulon prapaskenat për presidentin e ri

48
SHPËRNDAJE

BerishaU ndala në këtë moment për të theksuar se sa qesharak, sa jo serioz, e bëri Edi Rama një proces kushtetues. 

Dhe po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale, të japë dorëheqjen dhe ti lëshojë vendin Ramës, i them harroje këtë skemë, se nuk do të pranohesh president me skema mafioze, mendon vetëm për vete, si të garantojë mbrojtje ligjore.

Nderkohe ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar emrin më të përfolur sipas tij si president i ardhshëm i vendit.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se kryeministri Rama me procedurën më mafioze i ka dhënë 2/3 e votave Vali Bizhgës, duke shtuar se ky është emri në zarfat e tij sekretë.

Berisha: Procesi i zgjedhjes së presidentit është çështje e rëndësishme. Nëse javën e kaluar, këtu u fol me fakte të pakundërshtueshme se Kongresi i PS ishe i ngjashëm me atë të Cosa Nostras, unë mund tju them se procesi i zgjedhjes së presidentit po kalon në një process tipik të Cosa Nostras, me Edi Ramën.

Ai ka zgjedhur procedurën më mafioze me emrat në zarfat sekretë, po cili ka dalë emri më i përfolur. Jua them unë, sipas statistikave të Vali Bizhgës i kanë shkuar 2/3 e votave.

S'KA KOMENTE