Berisha tregon fjalët që qarkullojnë në Tiranë per pazarin Rama-Basha

Berisha tregon fjalët që qarkullojnë në Tiranë per pazarin Rama-Basha

149
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kurbinit ka treguar fjalët që sipas tij po qarkullojnë në Tiranë, se kryeministri Rama i jep 20% të parave që merr nga të tjerët, Lulzim Bashës.

Berisha thotë se kjo shpreh më së miri pazaret e turpshme që bëri kreu i opozitës duke shkelmuar idealet e demokratëve.

“Nga dështimi në dështim, nga humbja në humbje deri sa përfundoi në një fasadë të narko-qeverisë. Në Tiranë qarkullon një fjalë se Rama atyre që i kërkon 20% u kthehet dhe u thotë: mua s’më mbeti gjë se 20% do ia jap dhe Lulit.

E dhashë këtë fjalë që qarkullon, e cila shpreh më së miri pazaret e turpshme që bëri kreu i opozitës, duke shkelmuar idealet tuaja të pastra. Të gjitha për karrigen dhe pasurimin e tij.

Në 8 vite, që kanë qenë më të vështirat për ju, se nga një anë kishit qeverinë, armike ndaj jush, por kishit të paqenë edhe kreun e opozitës, që në çdo marrëveshje do të favorizonte qeverinë. Pa u kujtuar fare se ai që humbet duhet të japë dorëheqjen dhe duhet të largohet nga skena politike.

Të gjitha këto bënë që neve të na mbyllen dyert e Europës, dhe të mos hapen negociatat për procesin e anëtarësimit. Këto bënë që borxhi i brendshëm të rritet nga 62.6% në afro 100%”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE