Berisha thirrje demokratëve për bashkim

Berisha thirrje demokratëve për bashkim

25
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të bashkohen.

“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe, por t’i thuhet e drejtës e drejtë. Mesazhi i demokratëve sot është vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim”, u shpreh ai.

Gjykata e Tiranës njohu sot ndryshimet statuore të Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor, që u thirr nga Sali Berisha.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaroi se tashmë PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Ndërsa, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se vendimi është skandaloz dhe do e ankimojnë.

S'KA KOMENTE