Berisha për Yuri Kim: Nuk do të shkelësh në zyrën time nese…..

Berisha për Yuri Kim: Nuk do të shkelësh në zyrën time nese…..

227
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar foltoren e radhës me gratë e Lëvizjes Demokratike të Gruas.

Ai ka thënë gjatë fjalës së tij, se forca të jashtme, kërkojnë që PD ta dërgojnë drejt greminës, por ai këtë nuk do e lejojë. 

Berisha, tha se demokratët janë fyer së tepërmi nga deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe për aq kohë sa ai do të jetë kryeministër i Shqipërisë, apo kryetar i PD, nuk do e pranojë në zyrë nëse nuk i kërkon falje demokratëve.
Mirënjohja ime është e pa kufijshme prej meje, sepse me përfaqësuesen tuaj të zgjedhur zonjën Vokshi ju ishit ato që mbështetët lëvizjen për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Mbështetët foltoren. Ato orë fillimi kanë qenë një garanci për mua, për një përpjekje të suksesshme, një revolucion paqësor, që vjen sot në këtë ditë si revolucioni më i rëndësishëm që ka njohur Shqipëria në historinë e saj. Para 2 muajsh ishim në një greminë të vërtetë. Njeriu që premtoi se tani beteja fillon, kreu një akt epik pabesie. Kreu një akt të pa shembullt në historinë e pluralizmit shqiptar dhe i dha një shtytje, rrokullisjes së pa merituar të forcës sonë politike. Dy muaj më parë, ne po rrokulliseshim qindra mijëra votues tanë shprehnin me vete apo direkt pendesën se përse votuan PD. Nuk meritonin ata votën tonë. Po ku jemi sot? Falë mbështetjes, vendosmërisë krenare që i dhatë PD, këtij revolucioni paqësor. Ne sot po ngjitemi në nivelet e 25 prillit dhe kjo ngjitje është marshim të vërtetë. Janë ritmet më të shpejta të një force politike e kjo është një garanci e madhe që ne së shpejti do të përballemi me këtë qeveri e cila qëndron në themele të votës së grabitur të shqiptarëve. Të votës së grabitur të sistemit të patronazhistëve. 

Këto ishim zgjedhjet, por pushteti i Edi Ramës qëndron mbi drogën. Ky pushtet është narko-shtet. Në këtë pushtet, nuk ka vend për liritë. Ata hipokritë që flasin për Reformë të Drejtësisë ju mashtrojnë ju. Ajo ishte pseudo reforma më e turpshme në historinë e një vendi. A u ndërtua Gjykata e re Kushtetuese? U ndërtua. Cfarë ndodh me vendimet e saj? Bajlozët e krimit e të drogës në pushtet i shkelmojnë ato sikur nuk janë. Ne shpëtuam opozitën dhe për këtë duhet të ndihen krenarë të gjithë demokratët. Plani i fundit i Geroge Soros është shkatërrimi i PD dhe konservatorizmit shqiptar. Por ata u ndeshën me një qëndrim të madh, e para ishit ju dhe e dyta Sali Berisha të cilit ju i besoni. Edi Rama dhe Geroge Soros e kishte të qartë që unë nuk do e pranoja kurrë një aleancë me PS, e këtë ia bëra të qartë në mënyrë të kristaltë gjatë fushatës elektorale. Atëherë menduan që të më ndëshkonin, pa asnjë fakt bazë dhe dokument. Çfarë kisha unë me Geroge Soros? Ai është një monstër, një armik i egër i demokracisë në Shqipëri. Ai është arkitekt i reformës. Ai është arkitekt i monizmit të shoqërisë civile në Shqipëri. Ai është projektues apo rigjallërues i projekteve të Millosheviçit në ndarjen e kufijve të Kosovës. E së fundmi i Ballkanit Soros. 

Unë kam kërkuar publikisht shpalljen e tij non grata, e në emër tuaj do i them atij që kjo forcë konservatore në pushtet një nga aktet e para që do të marrë është shpallja e tij non grata përgjithmonë. Dua t’i them një fjalë ambasadores, që më shumë se interesat e vendit të saj mbron ato të Geroge Soros. E nderuar zonjë, dera e Sali Berishës si kryeministër apo kryetar partie do të jetë e hapur për ambasadorin e SHBA, me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa iu kërkuar ju të falur. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit, por jemi atë që kemi rrëzuar diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush 30 vite dhe garantoj që në zyrën time nuk do të shkelësh kurrë pa kërkuar falje demokratëve shqiptarë.

S'KA KOMENTE