Berisha për protestat: I kemi grupet, i kemi njerëzit, do jemi në...

Berisha për protestat: I kemi grupet, i kemi njerëzit, do jemi në lartësinë e detyrave

50
SHPËRNDAJE

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme që bën edhe në konferencat e tij të përjavshme, Sali Berisha ende nuk e ka një datë për nisjen e protestave, edhe pas zgjedhjes në krye të PD.

Berisha la të kuptohet se do të ketë një protestë përpara muajit Shtator, ndërkohë që sipas tij çdo ditë më shumë se kurrë vetë qytetarët bëjnë thirrje për revolta.

Sali Berisha:

Unë jam i vonuar, jam shumë i vonuar në artikulimin tim, pasi zemrat e njerëve po zjejnë. Jua kam thënë dhe po ua them, që lëvizjet janë shumë interesante, kërkesa për protestë është universale sot, dhe PD është e vonuar. I kemi grupet, i kemi qytetarët, i kemi të gjithë para nesh, nuk ka asnjë diskutim që do të jemi në lartësinë e detyrimeve tona.

S'KA KOMENTE