Berisha per Bashën:S’është lider, shkelmoi të gjithë miqtë e mi demokratë për...

Berisha per Bashën:S’është lider, shkelmoi të gjithë miqtë e mi demokratë për karrigen e tij, duhej të jepte dorëheqjen

132
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka nisur këtë të enjte turin e tij në atë që ai e quan, rikthimin e dinjitetit dhe statutit të PD. 

Berisha nuk e mohoi se qeveria aktuale i bleu zgjedhjet, por shtoi se PD nga ana tjetër duhej të ishte më e fortë dhe t’i bënte ballë masakrës elektorale. 

Gjithashtu ai e cilësoi Lulzim Bashën si jo lider dhe tha se ai shkelmoi të gjithë miqtë e tij të PD për karrigen e tij. 

Berisha ndër të tjera, e etiketoi Bashën si ish-kryetari i Partisë Demokratike, duke lënë të nënkuptuar se aksioni i tij ka pikërisht si qëllim largimin e tij nga drejtimi i PD. 

“Ka tetë vite që ka humbur çdo aksion 100%. Ka tetë vite që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ai nuk i del zot. Ka tetë vite që ai kalon në disfatë elektorale në disfatë elektorale. Numëron veç dy mandateve të përgjithshme dhe 2 zgjedhje të tjera lokale. Kjo është PD sot. PD humbi zgjedhjet e fundit, në të cilat miqtë e mi Rama vodhi, bleu grabiti 2 herë më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara, por duhet t’ia themi të vërtetën në sy. Unë nuk them atë që nuk është. Po jap një të dhënë. Ditën e zgjedhjeve pyetën zgjedhësit demokratë, për kë votuat në PD, vetëm 1 e 5 thanë për Lulzim Bashën, të tjerët për PD. 

E kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Ne erdhëm, s’mund të them që ne fituam, sepse kështu nuk fitohet pa lider. Ndodhi kjo, ishte humbja e dytë më e madhe. Çfarë bëri? Zotëria dhe unë it hash në zyrë, unë absolutisht nuk do e kapërdija më, por kisha disa probleme të mia. Ai humbi 2 herë zgjedhjet, humbe 1 herë duhet të ikësh i humbe 2 herë 2 herë duhet të ikësh. Çfarë bëri? I tregoj të gjithë skemën e 2001, si arritëm ne në atë vit që i kisha kundërt dhe kjo ishte e vërtetë, por ne arritëm me fakte dhe dokumente të vëmë sanksione në qeverinë e Nanos. 

Ne si opozitë e fituam një levë tani, por e vërteta është që veçse këtu brenda treguam që na grabiti zgjedhjet me fakte dhe dokumente, por përveç kësaj, vetë ata që vendosën sanksionet u shqetësuan për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë që veproi Lulzim Basha për interes të karriges së tij. Duke shkelmuar miqtë e mi, që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ai vuri përpara karrigen e tij dhe i tha atyre se keni fituar. 

I bënte atyre propaganda mashtruese se janë fituar më shumë vota se 2013. Por krahasuar me atë vit, PD ka marrë 74 mijë vota më pak. Në këtë rrethanë, pas kësaj që ishte për mua goditja e dy më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve, sepse ne shkelmuam, injoruan, lumenjtë e djersës së zgjedhësve tanë dhe ne nuk ishim të zotë për asgjë, sepse kryetari ynë, ish-kryetari në fakt u mor me karrigen”, tha Berisha.

Berisha:Sot paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës, fatkeqsi e madhe pasi me vjedhje dhe abuzime në taksa dhe tatime i ka krijuar vendit dhe ne ulemi këtu sot dhe të tjerë në parlament banorë të vendit të dytë më të korruptuar të botës. Është ditë fatkeqsie për Shqipërinë, e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Europës.

Në parlament betohet njeriu që zbaton politika anti-shqiptare, të shkatërrimit masiv të pronave të tyre, i detyrohen të largohen nga vendi. Miqtë e mi ju rikujtoj qeverisjja e PD ja doli të rritej popullsia dhe ishte arritje historike, dhe këtë e thonë statistikat. Është një ditë ZIE për shqiptarët.

Një komb, zhvillohet dhe forcohet vetëm kur drejtuesit e saj dhe qytetarët mbrojnë interesin kombëtar, jashtë atij interesi. Sot është ditë zije sepse Rama e ka shndërruar Tiranën në vasal të Beogradi dhe po nxit luftën me Kosovën. në vitin 2012-2013 u hartua platforma e Ballkanit 6+2 , ngritja e Jugosllavisë së re dhe do formohej qeveria e 6 vendeve me qendër në Beograd.

S'KA KOMENTE