Berisha paralajmëron Ramën për mandatin e tretë: Të pres ai ç’a do...

Berisha paralajmëron Ramën për mandatin e tretë: Të pres ai ç’a do t’i bëjë unë

207
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka parlajmëruar kryeministrin Rama për atë çka e pret në mandatin e tij të tretë qeverisës.

I ftuar në emisionin “Now”, Berisha theksoi se ai vetë personalisht do të jetë në parlament dhe do të bëjë një opozitarizëm të tillë, sa kryeministrit do t’i duket lule oponenca e deritanishme.

“Të presi ai ia tregoj unë si do ja bëj unë. Ai është një çiban në trupin e këtij kombi që duhet të hiqet sa më parë”, tha mes të tjerash Berisha.

Sali Berisha: I them Edi Ramës dhe e garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që atij do t’i duken lule ato që kanë qenë më përpara. Sepse ai ka treguar në mënyrë përfundimtare ligësinë e tij të pafundme shpirtërore për të eleminuar kundërshtarët përmes shpifjes së tij.

Edi Rama vjen në parlament si një mënxyrë kombëtare dhe si një autor i fatkeqësive kombëtare njëra pas tjetrës.

Edi Rama vjen në parlament si anti-shqiptar. Edi Rama vjen në parlament si njeriu i cili në 8 vite ka grabitur me klanin e tij miliarda e miliarda dhe ka përfunduar gjithsej 37 kilometra rrugë të lëna nga unë në mes. Edi Rama është një vasal i Aleksandër Vuçiçit. Ai merr një luftë nxitës, një njeri që ka qenë ndjekësi i Millosheviçit, një njeri që nuk pranon gjenocidin në Bosnje. Ka qenë frymëzues i gjenocidit. Edi Rama ka qenë njeriu që prej vitesh i ka bërë atij makeup-in. E patë çfarë ndodhi në Mal të Zi. Të presi ai ia tregoj unë si do ja bëj unë. Ai është një çiban në trupin e këtij kombi që duhet të hiqet sa më parë.

S'KA KOMENTE