Berisha paralajmeron nga Berati: Protesta madhështore siç nuk i ka parë asnjëherë...

Berisha paralajmeron nga Berati: Protesta madhështore siç nuk i ka parë asnjëherë ky vend

56
SHPËRNDAJE


Ish-kruyeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama nga Foltorja që po mban në qytetin e Beratit, ku ëhstë pritur nga qindra mbështetës.

Berisha është shprehur se PD do të përgatitet për protesta që Shqipëria nuk i ka parë ndodnjëherë, por shtoi se fillimisht PD duhet të zgjidhë problemet e brendshme, pasi kryetari Lulzim Basha është marrë peng nga Edi rama.

“Të përgatitemi për protesta që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk meritojmë ne të jemi vullnet-vjedhur. Ia çojmë këtë mesazh atij. Ne fillimisht duhet të zgjidhim problemin tonë, pasi Edi Rama ka marrë peng Bashën, i cili harroi çdo interes tuajin. E ka kapur një frikë dhe tmerr nga ju, nuk takon asnjë prej jush. Përkundrazi, paraqet takimet tona si ansti-amerinae, kur këto janë pro-amerikane dhe europiane. Këto Foltore kanë qëllim të mbrojnë sovranitetin e PD-së”, tha Berisha.

Atyre që nuk janë sot këtu dhe e quajne veten mbështetës të Bashës, të gjithë jemi mbështetës të PD. Një njeri që ccon partinë nga humbja ne humbje, ai duhet të hapë rrugën. I drejtohem të gjithë demokratëve pa përjashtim, njeriu në kriza njihet. Ccfarëbëri ky njeri pasi humbi zgjedhjet, sikur të ishte shkolluar në shtetin e Kim Jong Un, pasi mori një vendim ndaj meje, në kundërshtim me statut, vjen vendimi tjetër përjashton pa pyetur njeri mbi tokë, kryetarin e komisionit të sigurisë Flamur Nokën dhe kulmon para 3 ditësh me qëndrimin ndaj zotin Luan Bacci, kryetar i PD-së Fier. Ne jemi PD dhe i zgjedhim vetë kryetarët, nuk i zgjedh Tirana. Si të thotë mendja ty, se mund të heqësh kryetarin e Fierit de të emërosh kryetarin e Mallakstër që është një demokrat i mirë por s’mund të behet kjo. Kryetari ka respektuar thjesht vukllnetin e atyre që kanë firmosur thirrjen e kuvendit. Ti hakmerresh. Akti më i turpshëm në 30 vite është amaendamenti që dërgon Edi Rama nepermjet tij në parlament që SPAK të bëjë Vetingun e deputetevë. Është i domosdoshëm , e kam mbështetur, por jo mbi rregulla për t’u përdorur për të marrë peng deputetët. Duhen rregulla transparente.

S'KA KOMENTE