Berisha: Nuk e them që pas vendimit të DASH fshihet George Soros,...

Berisha: Nuk e them që pas vendimit të DASH fshihet George Soros, por e kam sulmuar haptazi, armik i demokracisë shqiptare

184
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se pas vendimit të DASH mund të mos jetë George Soros.

Ai thotë se e ka sulmuar hapur filantropin e famshëm botëror si kryespekulant të planetit dhe armik të demokracisë shqiptare.

Berisha thekson se vitet e fundit ka pasur objektiva, teksa ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve si dhe ka denoncuar bandat dhe lidhjet e tyre me qeverinë shqiptare.

‘’Nuk e them që është George Soros, them ku ka qenë Sali Berisha këto 8 vite. Kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. E dija që kam përpara qindra milion të gjithë qeveritarët e rajonit, kryeministrin e Shqipërisë, Presidentin e Serbisë, Presidentin e Kosovës. Ishte bërë një lobim aq i fuqishëm. Interesi i kombit tim ishte të thoja atë që mendoja. Përveç kësaj, kam qëndruar më shumë se kushdo tjetër në këtë vend kundër krimit e drogës.

Kam qëndruar jo pa qëllim, por për t’i nxjerrë njerëzve frikën. Nuk i shqiptonin dot emrat e tyre. E kam bërë me qëllim. S’jam as prokuror, as gjykatës, as hetues. Kam përdorur mjetet e mia për të denoncuar bandat ku janë ku s’janë me radhë, e kam bërë këtë. Kam sulmuar haptazi George Soros, krye spektulant të planetit. E kam bërë në valët e VOA-s, armik i demokracisë shqiptare. Dhe për probleme të tjera. Unë këto vite, kam pasur objektiva, jam me objektiva. Prandaj në letër i kam thënë, unë këto kam bërë. Jam krenar për këto që kam bërë.

Hamendje mund të dalin, por besoj se hapi më i rëndësishëm është ti drejtohem Gjykatës, dhe Gjykata të nxjerrë të vërtetën në shesh se cili ka qenë Berisha gjatë gjithë jetës së tij politike, Cila është e shoqja e Berishës, 73 vjeçe sot që vijon punën me autizmin, cilët janë fëmijët e tij. E para është çëshje dinjiteti. Pastaj qëllimet, secili ka të vetat.

Është sekretari që ka firmosur dhe njoftuar. Është ai që përdori autoritetin e tij për të më dëmtuar mua. Për të cënuar. Unë s’do doja kurrë të isha, por ai e bëri këtë. Nëse do ta bëjë këtë, s’kam asnjë kundërshtim. Meqë s’shkoj dot në SHBA, në Gjykatë, po shkoj në Francë.’’- tha Berisha.

S'KA KOMENTE