Berisha : Nga shtatori nisim protestat masive

Berisha : Nga shtatori nisim protestat masive

25
SHPËRNDAJE

Kreu i PD, Sali Berisha, zbuloi në studion e emisionit “Open”, në News24, se nga muaji shtator do të fillojnë protestat e pandërprera.

Siç theksoi vetë Berisha, në shtator do të nisin protestat masive për vjedhjen e tmerrshme që qeveria po iu bën qytetarëve.

Pjesë nga diskutimet:
Sulo: Kauza e protestës është ajo që mban gjallë protestë. Ju do protestoni në shtator 2022 për zgjedhjet e 2021?
Berisha: Në shtator do të vazhdojnë protestat për vjedhjen e tmerrshme që po u bën qytetarëve ky njeri. Populli shqiptar nuk mund të votojë më i lirë, nëse nuk ngrihet në protestë.
Sulo: Ju e dini shumë mirë që shqiptarët kanë ikur, si do dalin?
Berisha: Duhet ta pranojmë që 7 korriku shënoi një popull cilësor. 7 korriku shënoi shpalljen e një fuqie të re opozitare, që nuk ka ekzistuar.
Sulo: Çfarë plani keni ju për të bindur shoqërinë?
Berisha: Protesta ishte pa asnjë diskutim përtej PD. Protesta që keni aty, keni me mijëra qytetarë, kishte nga shoqëria civile, tregtarë, biznesmenë

S'KA KOMENTE