Berisha në Kuvend: Të hetohen Lul Brava dhe Edvin Rama për pastrim...

Berisha në Kuvend: Të hetohen Lul Brava dhe Edvin Rama për pastrim parash

14
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri, Sali Berisha në Kuvend: Mendoj se në trajtimin e këtij problem, sot paralamenti duhet të ndalet në dy krerët e meduzës. Kreun e Meduzës, Edvin Kristaq Rama i akuzuar ndërkombëtarisht për larjen e 200 milionë eurove në zonat OFshore. Por jo më pak Lul Brava I cili u hetua nga prokuroria e Tiranës dhe më pas iu mbyll hetimi. Pra nëse duhet të bëhemi serioz në luftimin e këtij krimi duhet tëvendosen në hetim të plotë si kreun e meduzës ashtu edhe pengun e tij Lul Brava të cilit ja mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatën e Lartë me urdhër të veçantë . Larja e parave të pista është investimi kryesor nga narko-qeveritarët me bashkëpunëtorët e tyre. 3 orë protestuan ata që po ushemben shtëpitë se në trojet e tyre po ndërtojnë kulla. Në mënyrë absolute shtëpitë e tyre u shkatërruan në kundërshtim me ligjet e Kushtetutës. Por klepto kracia në pushtet nuk ka zëmër. Prandaj gjykoj që këto ligje të ridimensionohen, Një komision hetimor për të hetuar kreun e Meduzës dhe Lul Bravën.

S'KA KOMENTE