Berisha në familjen e 7-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në Himarë: Krimi...

Berisha në familjen e 7-vjeçares që humbi jetën tragjikisht në Himarë: Krimi horror u krye nga një njeri i qeverisë

142
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Sali Berisha ka folur për mediat, pas vizitës së ngushëllimit në banesën e familjes Avdia, të cilët humbën vajzën e tyre Jonada, në një aksident të tmerrshëm në Himarë, ku e mitura u godit nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Teksa komentoi deklaratat e Ramës, Berisha u shpreh se në kryeministri duhet të kishte shkarkuar me urgjencë ministrin e brendshëm, dhe jo t’u vërsulej kundërshtarëve dhe gazetarëve që sipas tij bëjnë politikë me fatkeqësinë.

Nga ana tjetër Berisha konfirmoi pjesëmarrjen e tij në protestën që do të mbahet pasditen e sotme në Tiranë, përpara ministrisë së brendshme.

Berisha:

Edi Rama flet në mënyrën më përçarëse, e thashe dje dhe e them dhe sot, nuk ka njeri që nuk tronditet deri në palcë, për atë ngjarje horror. 

Çfarëdoqoftë ai njeri, vampir janë ata që e nxorën të vdekur Ilvi Metën në Kavajë, vampir janë ata që vranë te dera e shtëpisë Klodian Rashën, ajo që e bën dhe më të rëndë këtë dramë, është se kryeministri i vendit, të shkarkojë me urgjencë ministrin e familjes Çuçi, ju vërsulet gazetarëve dhe politikanëve.

Tregon që mban anën e vampirëve të vërtetë. U shpreh ngushëllimet më të ndjera, kësaj familje fisnike, dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt barbar, të dënoj qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës, ministrave të tij, që shohin vampirë te ata që ngrejnë zërin që të dënojnë një krim horror, që do të trondiste çdo vend të botës.  

Patjetër që do të jem në protestë si qytetarë, unë dhe demokratët do të jem si qytetar.

S'KA KOMENTE