Berisha: Në datë 8 janar 44 mijë anëtarët marrin në dorëzim Selinë

Berisha: Në datë 8 janar 44 mijë anëtarët marrin në dorëzim Selinë

39
SHPËRNDAJE

Afati për të liruar zyrën deri në datë 5 janar 2022 nuk ndryshon për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në “Zonë e Lirë” se nëse Lulzim Basha nuk liron në mënyrë paqësore Selinë blu deri në datë 6 janar, atëherë në datë 8 janar 44 mijë demokratët që firmosën shkarkimin e tij do të marrin në dorëzim Selinë blu.

Ndër të tjera, Sali Berisha tha me tonë të larta se nuk ka asnjë njeri që të ndalojë vendimin e 44 mijë anëtarëve që votuan për të bërë historinë dhe për të shpëtuar pluralizmin.

Sali Berisha: Aq sa është i lashtë vesi, aq është dhe virtyti. Por ka një dallim kësaj here. Nëse shkojmë në 11 dhjetor, dhe në rast se jeni zgjuar në 7 të mengjesit, keni parë një stuhi që rrallë ndonjëherë ka parë Tirana. Njeriu mund të mendonte se ajo studi e bëri copë copë projektin e kuvendit. E vërteta është që kuvendi i mbledhur në atë stuhi ngjau me mrekulli të pa parë ndonjëherë në Shqipëri. Ai stadium, aty u zhvillua ndeshja e lirisë me të shkuarën. Çdo gjë që shihje të kujtonte një beteje. Kuvendi i dha Shqipërisë atë që Shqipërisë i mungonte. Nëse flasim për këtë regjim, jam plotësisht dakord, se është padiskutim bashkëpërgjegjëse opozita shqiptare. Rikthimin  tim nuk e parashikova në momentin e duhur. Një kryetar për herë të parë shkarkohet nga kryesia. Në 5 janar dëshiroj që nëse i ka ngelur një nanogram arsye, një grimë arsye, ai respekton vendimin e 44 mijë anëtarëve. Po se bëri, data 8 do jetë një datë proteste e fuqishme. Datë proteste kombëtare. 44 mijë anëtare të PD-së që firmosën të bëjnë historinë, do të marrin në dorëzim ndërtesën e PD-së. Nuk ka asnjë lloj diskutimi. Nuk ka njeri që këtë vendim mund ta pengojë. Shtymë kohë, i dhamë kohë. Vendimi dhe ekzekutimi i vendimit është pa apel. E ka vetëm anëtarësia. 44 mijë anëtarë do të vijnë te Selia për të shpëtuar pluralizmin politik. Selinë e mban Edi Rama peng. Zyrë nuk do të ketë Basha në PD, sepse asnjë deputet nuk ka zyrë. Ai do të respektohet si çdo deputet tjetër. 

S'KA KOMENTE