Berisha mban të bllokuar foltoren e Kuvendit pasi nuk i dhan te...

Berisha mban të bllokuar foltoren e Kuvendit pasi nuk i dhan te drejten e replikes

69
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha mban të bllokuar foltoren e Kuvendit, edhe pse drejtuesja e seancës Ermonela Felaj nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës për replikën me Damian Gjiknurin.

Sipas Felajt, Gjiknuri nuk ngriti akuza dhe fyerje ndaj Berishës, edhe pse deputeti socialist në fakt e quajti ish-kryeministrin një kufomë.

Pa mikrofon, Berisha replikoi me Gjiknurin duke thënë se arritja më e madhe e qeverisë së drejtuar prej tij ka qenë projekti TAP, ndërkohë që arritjet e qeverisë Rama janë vjedhjet.

Mes të tjerave, Berisha paralajmëroi marrjen e një megafoni, në mënyrë që të mos i mohohej e drejta e fjalës në Kuvend.

S'KA KOMENTE