Berisha kthehet ne Kuvend : Për ata që janë aty s’ja vlen...

Berisha kthehet ne Kuvend : Për ata që janë aty s’ja vlen të rrish as 4 minuta, ja si do hymë në zgjedhjet e 6 Marsit

129
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, pas disa muajsh mungesë, pasi është ndalur në takimet e Foltores.

Berisha tha se ai kthehet në Kuvend, në respekt të demokratëve, ndërkohë që foli dhe për zgjedhjet lokale të 6 Marsit, që do të mbahen në 6 Bashki.

Berisha tha se ka gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit: “Kam gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh optimizëm dhe besim të madh në fitore”.

Berisha:

Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë, dhe në njëfarë mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Tani rikthehem në respekt të popullit, por për ata që janë aty nuk ja vlen të rrish as 4 minuta.

Kam gjet mekanizmin se do ti fitojmë zgjedhjet, gjithçka do të bëhet, por ne nuk do të pengohemi dot. Ne do ti fitojmë këto zgjedhje, ku ndeshet qytetaria me kleptokracinë, salla e vërtetë e parlamentit do jetë këtu, se kanë bërë rregulla qëllimisht që të më bllokojnë fjalët.

S'KA KOMENTE