Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme pas vendimit të PD për ta...

Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme pas vendimit të PD për ta përjashtuar nga grupi parlamentar

210
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme pas vendimit të PD për ta përjashtuar nga grupi parlamentar për shkak të vendimit të DASH që e shpalli ‘non grata’ në SHBA.

Berisha deklaroi për Syri TV se ka komunikuar me Bashën dhe se e dinte që kishte presione, por se nuk e prisjte që të merrte vendim personal.

Ai tha më tej se është kërcënuar me familjen, por se do të vijojë qëndrimin e tij.

“Shqipëria ka humbur. E tërë shoqëria ka humbur. Vetëm një forcë politike po qeveris vendin dhe mund të jetë opozitë e pavarur. Kam komunikuar me Bashën dhe i kam thënë këto që po iu them ju. Unë e dija që kishte presione, por se prisja që të merrte vendim personal. Berisha do të bëj gjithçka që të vendos sovranitetin në PD. Do jem pjesë e PD? Basha është kërcënuar me sanksione, jo vetëm për vete dhe për PD. Ka vendosur që t’i bëjë gjëmën PD-së. PD ka dorëzuar për shkak të lobimit të Edi Ramës dhe Sorosit. Sali Berisha që ditën e parë ka ndjekur një qëndrim; unë kam ndjekur rrugën gjyqësore. Ia kam bërë të qartë kryetarit se nuk dua ndihmë nga ti. Ndihma më e madhe është ajo që kërkonte transparencë. Nuk i kam kërkuar njeriu mbi tokë ndihmë. Dhe as që do i kërkoj kujt ndonjëherë. Më kanë kërcënuar me gruan, fëmijët dhe me thellime, por unë kështu do të qëndroj”, tha Berisha.

“E di që ka pasur presione dhe ai për arsye të vetat është nënshtruar.  Kërcënimet ndaj të cilave u nënshtruar Lulzim Basha sepse ai duhet t’i parashikonte këto dhe ai i dinte këto. Ju jeni i vetëdijshëm për një zinxhir qëndrimesh ndaj PD-së duke filluar nga akuzat se ai ka marrë para nga rusët që s’ka marrë asnjë qindarkë dhe që më vinte mua dosja pa asnjë fakt brenda, mos hyjmë në këtë histori.

Donald Lu ma solli dosjen, dërgonte deputetë të tjerë t’i thoshte që Berisha ka dosjen e Bashës për lidhjet me rusët dhe dosja s’kishte absolutisht asnjë dokument përveç shkrimit të Mother Johns dhe regjistrimit të lobistit të ministrive të drejtësisë së SHBA, asnjë dokument. Vinin deputetët dhe më thoshin i ke ti”, tha Berisha në Opinion.

I pyetur në Opinion se cili do të jetë hapi i tij i radhës, Berisha u shpreh se do të bëjë aleancë dhe do të bashkëpunojë me çdo demokrat për të rikthyer sovranitetin e PD-së. Gjithashtu ai nuk ka mohuar edhe krijimin e një force të re politike.

“Më i motivuar se kurrë, në mbrojtjen e pluralizmit të vërtetë. Basha me vendimin që mori i dha një shkelmim të tmerrshëm pluralizmit në Shqipëri, e shndërroi në një pluralizëm fasadë”, tha Berisha.

A je ndjerë i zhgënjyer që e zgjodhe Bashën?

Berisha: Absolutisht nuk e zgjodha, e zgjodhën anëtarët e PD. Por për vendimin e tij të sotëm, mendoj se ai i ka bërë goditjen më të rëndë për interesa të veta, vendit, partisë dhe pluralizmit në Shqipëri. Do bëj gjithçka për rivendosjen e sovranitetit të PD, rikthimin e saj. E shndërroi në një fasadë opozitë.

Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat, me çdo qytetar që beson se duhet të ketë PD dhe opozitë sovrane. Lulzim Basha ka marrë vendim fatal. PD ka marrë goditjen më fatale dhe të pashpresë.

S'KA KOMENTE