Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar...

Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar është nul

193
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se vendimi ndaj tij për përjashtimin nga grupi parlamentar është nul.

Ai thekson se përjashtimi i tij ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha.

Më tej ai paralajmëron se mund të hyjnë në selinë e PD në çdo kohë dhe siguron të gjithë se do të jetë shumë e afërt dita kur partia që drejtonte të rifitojë forcën.

”Do marrë çdo nisëm brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Si të shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar i PD. Vendimi, kompromisi Rama-Basha është nul, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike.
Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurtë që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të jgithë forcën, të gjithë vendosmënrinë, legjitimitetin, për t ëshporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin,d rogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë. Tani kaq.
Grupi ishte në krahun e vet kur hyri.”- tha Berisha.

S'KA KOMENTE