Berisha: Një seancë pagane i turpëron paganët. Në një listë të gjatë vendimesh nuk kishte asnjë rresht të vetëm, asnjë nen dhe vendim për qytetarin shqiptar. vetëm dy ditë më parë. jo qeveria gjermane e cila dha për qytetarët jashtë që dha 45 mijë euro për qytetarët, por qeveria e Kosovës akordoi për qytetarët e saj 100 euro për çdo pensionist, student, punonjës të ndërmarrjeve publike, 50 euro për çdo punonjës të administratës publike dhe dyfishoi ndihmë ekonomike. E gjitha kjo për të përballuar çmimet e cila sot në Kosovë, duke filluar nga nafta dhe produktet bazë janë 30% më të ulëta se në Shqipëri. Ky parlament nuk ka asnjë vendim, nen dhe ligj për të mbështetur qytetarët shqiptarë në këtë periudhë që po vidhen. Parlamenti është shndërruar në një problem madhor për vendin sepse është shndërruar në një mbështetje të një sistemi që vjedh dhe mashtron qytetarët shqiptarë. Për qytetarët nuk ekziston asnjë interes minimal për t’i mbështetur, për të lehtësuar vjedhjen e tyre. Ka interes për të vjedhur. Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama, ligji për dhunimin e medieve ishte në rend dite, ligji për kanabisin. Ka një kujdesje të veçantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit në Shqipëri apo krimi të kapë ekonominë shqiptare.
Berisha u shpreh se qeverisja e kryeministrit Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët këtë vjeshtë. Ndërsa i pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Berisha tha se do të koordinohen dhe se do të ketë një aksion opozitar.