Berisha drejtohet per ne ‘Air Albania’ ,fton Bashen në Kuvend

Berisha drejtohet per ne ‘Air Albania’ ,fton Bashen në Kuvend

75
SHPËRNDAJE

Ish- kryeministri Berisha është ndaluar në një komunikim për mediat, para se t’i drejtohet stadiumit ‘Air Albania’, ku pritet të mbahet Kuvendi i demokratëve i thirrur prej tij. Ndërsa doli nga banesa e tij, Berisha e konsideroi ditën e sotme një ditë të jashtëzakonshme

“E jashtëzakonshme dita, në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha kjo shënon mrekullinë të dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, triumfi e revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë, siç e shihni nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe të pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë vendin, jashtë dhe në diasporë. Iu dërgojnë mesazh miqve tanë. Besoj se ai është prej kohësh (Basha) një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët dhe nga më të mirët e shqiptarëve, Mirupafshim!
Ata që skanë mend nuk i bind dot. Është i ftuar në Kuvend. Selia është e PD-së.”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE