Berisha del nga salla e Kuvendit: Zgjedhja e Presidentit ne shkelje te...

Berisha del nga salla e Kuvendit: Zgjedhja e Presidentit ne shkelje te kushtetutes

22
SHPËRNDAJE

Pas largimit nga salla e Kuvendit ku po votohet për kandidatin për Presidentin e ri, Berisha ka folur para gazetarëve.

Berisha: Sot në parlamentin e Shqipërisë po kryhet një dhunim i shëmtuar i kushtetutës, një akt antikushtetues, votohet në shkelje flagrante të kushtetutës, për President Republike njeriu që kalon nga karrigia e shefit te Shtabit në karrigen e Kreut të Shtetit duke shkelur hapur nenin 167 të kushtetutës, sipas të cilit, ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet, dhe as zgjidhet në organe apo pushtete të tjera veç detyrave të ushtrisë.

Kandidati që votohet sot, nis udhën e tij duke shkelmuar me dy këmbët kushtetutën pasi kandidon për president si shef i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë shqiptare.

Pretendimi se dha dorëheqjen ka 0 vlerë sepse për ushtaraku jo dorëheqja, por miratimi dhe largimi i tij nga detyra, është rruga e çliron nga detyra

Do të më falni por nuk u prit Saimir Tahiri në shtëpinë e Bardhë? Është kështu apo jo? Saje u ul ballë për ballë… njëlloj ajo, zyrtar, zyrtar, më i rëndësishëm se ky madje, s’përbën asnjë dëshmi. Fakti është se burime plotësisht të besueshme të mediave dhe politikanëve kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentet e plaçkitjes së bazave në gjirin e Palit dhe në Sarandë.

“Skapi” i partisë  tha se sk’a hetim për zotin Begaj, sepse “Skap” nuk guxon të nisë hetime, me regjistru hetime për shembull për Ahmetajn, Veliajn, e pamundur.

Nuk mundet që të hapë, dhe ca bën hap çështje për këtë punë dhe shkon merr ca peshq të vegjël dhe thotë e zgjidha problemin

Më akuzat për pronat e ushtrisë jam njohur dje dhe sot për raste konkrete.

Kjo procedurë është shumë e rrezikshme për vendin sepse i hap shtegun, me këtë precedent, që çdo shef shtabi të aspirojë që të kapë kreun e shtetit, duke shfrytëzuar këtë precedent, i cili, në rastin konkret, flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave ushtarake, dhe të ushtrisë, në raste të tjera, një shef tjetër shtabi mund të korruptojë dhe mund të mposhtë, mund të marrë peng kryeministrin e një vendi dhe me dhunën e ushtrisë dhe të uzurpojë me këtë precedent, kreun e shtetit. Një rast që s’ka ndodhur kurrë në vendet e lira, ndodh në narkoshtetit shqiptar dhe e denoncoj këtë me forcën më të madhe.

Gazetarja: Nëse flisni për mafien e pronave të ushtrisë, pse do pritej ky kandidat në Pentagon disa ditë më parë nëse do ishte kaq i korrupstuar?

Berisha: Do të më falni, por nuk u prit Saimir Tahiri në shtëpinë e Bardhë? Është kështu apo jo? Saje u ul ballë për ballë… njëlloj ajo, zyrtar, zyrtar, më i rëndësishëm se ky madje, s’përbën asnjë dëshmi. Fakti është se burime plotësisht të besueshme të mediave dhe politikanëve kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentet e plaçkitjes së bazave në gjirin e Palit dhe në Sarandë.

“Skapi” i partisë  tha se sk’a hetim për zotin Begaj, sepse “Skap” nuk guxon të nisë hetime, me regjistru hetime për shembull për Ahmetajn, Veliajn, e pamundur.

Nuk mundet që të hapë, dhe ca bën hap çështje për këtë punë dhe shkon merr ca peshq të vegjël dhe thotë e zgjidha problemin.  Më akuzat për pronat e ushtrisë jam njohur dje dhe sot për raste konkrete.

S'KA KOMENTE