Berisha bën deklaratën e FORTË: Basha është subjekt i hetimeve serioze nga...

Berisha bën deklaratën e FORTË: Basha është subjekt i hetimeve serioze nga agjencitë ndërkombëtare

113
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, duke u shprehur se kreu i PD-së Lulzim Basha është dhe do të jetë subjekt i hetimeve serioze të agjencive ndërkombëtare.

“Basha është dhe do të jetë subjekt i hetimeve serioze të agjencive ndërkombëtare. Kjo është e vërteta. Aty ku merret drejtësia do të presim rezultatet e drejtësisë”, u shpreh Berisha.

Ndër të tjera ish-lideri historik tha në një intervistë në “ABC News” se do të kthehet në Parlament dhe do të vazhdojë me aktivitetin parlamentar, ndërsa theksoi se selia e PD do të t’u kthehet demokratëve, pasi Basha dhe banditët sipas tij kanë plane kriminale.

“Selia dhe shtëpia e demokratëve do t’u kthehet demokratëve dhe nuk do të rrijë strofull e Bashës, ata kanë plane kriminale. Për herë të parë selia ishte e blinduar. Revolucioni nuk ndalet deri në fitore. Tani protesta do të jetë kundër Ramës se Basha është shtojcë e tij. Ajo është selia e Edi Ramës me pengun dhe banditët brenda.. Nëse shkon në selia e PD është njësoj sikur proteston në godina e Ramës, aty është pengu i Ramës brenda, marrin drogë dhe pijnë raki brenda selisë blu. 

Edi Rama ka tre muaj që thotë se blindat e mia nuuk ka gjoks që ti çajë. Do të rikthehem se ajo është shtëpi e demokratëve. Unë do të shkoj të hënën në Parlament dhe do të bëj takime publike të shumta, që qytetarët të shohin zërin e së vërtetës në Parlament. Vendimet e Bashës nuk kanë vlerë”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE