Berisha bën akuzen e fortë ndaj Rames në Kuvend: Ja pse u...

Berisha bën akuzen e fortë ndaj Rames në Kuvend: Ja pse u arrestua Hashim Thaçi

154
SHPËRNDAJE

Berisha: Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, Rama shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Këtë e ka thënë Fatos Nano. Është deklaratë e Fatos Nanos. Për sa i përket arrestimit të Hashim Thacit duhet tu them të vërtetën: në procesin e arrestimit të tij qëndron një trinom Kremlin- Beograd- Tiranë. Ky e mori e futi Thacin në spirtalet e ndryshimit të kufijve në Bakllkan, i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Ky me Ymerët dhe Klosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Rama futi udhëheqjen e politikës së Kosovës në një spirale që ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë për të gjitha të vërtetat e hetimeve dhe raportit të Dick Marty. Ky që do të bëhet tani patriot, me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën e asgjësimit të gjykatës ndërkombëtare që tregonte indirect s epo përpiqen të fshehin fajësitë që nuk ekzistonin.

S'KA KOMENTE