Berisha, Bashës : Mos hyni në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër

Berisha, Bashës : Mos hyni në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër

52
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha  ne emisionin Opinion i eshte drejtuar dy krereve te opozites Lulezim Basha , PD dhe Kryemadhit te LSI se hyrja e opozitës në këto kushte në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme do të jetë ‘vetëvrasje politike’.

Gjatë intervistës në emisionin ‘Opinion’, Berisha tha se Rama po qeveris më keq se Ramiz Alia dhe sikur të ketë marrë qeverinë me anë të një grushti shteti.

Ai u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është armiku më i egër pas Enver Hoxhës për shqiptarët.

Blendi Fevziu: Ju po thoni se opozita nuk vjen kurrë në pushtet?

Sali Berisha: Jo se nuk ndodh, por nuk pranon kurrsesi

Blendi Fevziu: Kjo është thirrje për kryengritje. Jemi edhe në 14 shtatorin?

Sali Berisha: Shiko. Shko bëj zgjedhje po të doni në Dobraç, shko bëj zgjedhje në Kiras, shko bëj zgjedhje në Shijak, shko bëj zgjedhje në Spitallë dhe shko bëj zgjedhje në Vlorë. A e dini që sot flasin ne këtu ka katër bij nanash që janë grabitur, a e dini ju se kjo polici në bashkëpunim me krimin e fsheh atë.

S'KA KOMENTE