Sali Berisha: Arben Ahmetaj është stërmullari sepse ekipi i përdorur për realizimin e kësaj mega vjedhje ka patur tre ushtarë. Ai në komisionin hetimor u përgjigj se nuk kishte njohje me Mërtirin. Ndërkohë Mërtiri ka qenë menaxheri i kompanisë Hermes që ka vjedhur miliarda. Ahmetaj pësoi aksident në Maqedoni ku ishte i shoqëruar nga këta mafiozë dhe cilido mund të shikojë vendimet e gjykatës së Kumanovës. Ahmetaj është njeriu që ka firmosur shndërrimin e fondit të emergjencës në fond për djegësit. Dhe jo pak por 55 milionë euro. Ai vërtetë nuk ka firmos në kontratën e djegësit të Tiranës por në projektin e këtij të fundit. Ai sot u shkarkua vetëm me një qëllim, të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës.
Ahmetajt, po i krijohet mundësia për t’u arratisur nga Shqipëria. Ahmetaj në 2005 ishte në Rumani ku kërkonte azil politik. Me këtë rast unë i them EdiRamës se edhe në ata satelitët që po porosit po shkoi, në mënyrë absolute do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për aferën e tij.
Harojeni fjalën korrupsion, të përdorim fjalën vjedhje dhe vetëm vjedhje sepse ky është përkthimi i saktë i kësaj fjale në gjuhën shqipe.