Benzi shperthen ne flake ne Mallakaster

Benzi shperthen ne flake ne Mallakaster

574
SHPËRNDAJE

Një automjet tip “Mercedes Benz ML” ka marrë flakë në mes të rrugës, në afërsi të Bejarit, në Mallakastër, duke u shkrumbuar plotësisht.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se makina ka marrë flakë papritur dhe drejtuesi i saj ka zbritur menjëherë, duke shoqëruar edhe personat e tjerë që ndodheshin në makinë.

Nga ana e bluve është duke u punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në makinë, për më tepër një automjet luksoz, edhe pse është deklaruar se flakët kanë qenë aksidentale.

S'KA KOMENTE