Beleri flet pas takimit me deputetin grek

Beleri flet pas takimit me deputetin grek

92
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, i ka bërë tre kërkesa deputetit grek që e vizitoi një ditë më parë në qelinë e burgut. Beleri tha se pret që të betohet si kryebashkiak, të lirohet nga burgu dhe të rrëzohet akuza e padrejtë ndaj tij.

“Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis. Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin. Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.

Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:

– të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.

– të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.

– të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore”, njoftoi Beleri në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kujtojmë se një ditë më parë, deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos takoi Belerin. Ai ishte i ashpër në qëndrimin e tij. dhe pretendon se shteti shqiptar i ka shkelur Fredi Belerit edhe të drejtën për tu betuar, si kryebashkiak.

S'KA KOMENTE