Behen publike emrat dhe fotot e 105 mije te kerkuarve ne Shqiperi

Behen publike emrat dhe fotot e 105 mije te kerkuarve ne Shqiperi

483
SHPËRNDAJE

Hakerat iranianë kanë publikuar të dhëna të tjera të rendësishme nga sistemet qeveritare pas sulmeve të vazhdueshme që bën gjatë vitit të fundit. Bëhet fjalë për sistemin e rendësishëm të policisë, i quaJtur “Memex”, në të cilin janë listuar të gjithë të kërkuarit nga Policia e Shqipërisë.

Mes mijërave fotove dhe dokumenteve me të dhëna gjendet edhe emri dhe fotoja e Ervis Martinajt, si edhe të dhënat e tij, si datëlindja, vendi i lindjes, atësia dhe gjendja civile.

Në dosjen e publikuar nga hakerat iranianë gjenden gati 100 mijë persona të skeduar nga policia dhe tashmë ajo është publike në rrjetet sociale dhe kushdo mund të ketë akses.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej fillimit të gushtit 2022 dhe prej atëhere ka nisur “telenovela” në lidhje me fatin e tij. Policia dhe prokuroria nuk japin asnjë detaj në lidhje me faktin se çfarë ka ndodhur me të.

S'KA KOMENTE