BE së shpejti do të miratojë paketën për ndëshkimin e partive politke që financohen më fonde të fshehta, si dhe për individë të korruptuar. Zyra e shtypit e BE i tha Report Tv, se kjo paketë përfshin edhe partitë politke apo individë të Shqipërisë
Pyetjes nëse ish-kryeministri Sali Berisha është në listën e zezë të BE-së për tu shpallur ‘non grata’, ashtu siç është njoftuar disa herë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, zyra e shtypit të Parlamentit Europian nuk pranoi t’i referohej emrave konkret, por ata thanë se “masat kufizuese të vendosura nga BE-ja synojnë edhe vendet kandidate, subjektet joshtetërore dhe individët’.
Sipas zyrës së shtypit, kjo e fundit ka qenë një kërkesë e kahershme e Parlamentit Evropian. Prandaj, Parlamenti do të ndjekë nga afër këtë iniciativë për t’u siguruar që ajo të zbatohet dhe zbatohet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive.