BBC udhëton drejt Shëngjinit, rrëfehet gazetarja që intervistoi talebanët një ditë pasi...

BBC udhëton drejt Shëngjinit, rrëfehet gazetarja që intervistoi talebanët një ditë pasi morën vendin

57
SHPËRNDAJE

Rrjeti i njohur i lajmeve ‘BBC‘ ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të intervistuar spikeren afgane të lajmeve Behishta Arghand e cila ndodhet e strehuar në Shëngjin.

Behishta Arghand bëri histori kur intervistoi talebanët vetëm disa ditë pasi ata pushtuan vendin e saj. Arghand rrëfen momentet e intervistimit të një prej zyrtarëve taleban teksa thotë se akoma është e tmerruar.

“Duart e mia po dridhen, jam me të vërtetë e tmerruar.”

BBC shkuan se ajo është një nga 1000 afganët që janë strehuar në Shqipëri.

“Kurrë se kam parë detin. Shqipëria është një vend shumë i bukur, ne jemi në një vend të bukur”- thotë ajo për kamerën e BBC.

“Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë ka shprehur gadishmërinë për të strehuar 4000 afganë. Pjesa më e madhe e tyre do të aplikojnë për viza në Amerikë dhe Kanada por kjo mund të marrë më shumë se 1 vit kohë”- shkruan BBC .

S'KA KOMENTE