Bashkia Fier njofton diten pa makina, ja rruget ku do kufizohet levizja...

Bashkia Fier njofton diten pa makina, ja rruget ku do kufizohet levizja e makinave

1543
SHPËRNDAJE

📌Njoftim
Bazuar në Udhëzimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, “Për nevoja të mbrojtjes së mjedisit, parandalimit të ndotjes në mjedis dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, caktimin e ditës pa makina”;
👇
Duke filluar nga data 03.04.2022, e diela e parë e çdo muaji do të caktohet “Ditë pa Makina” në Bashkinë Fier.
Në ditët pa makina, disa prej rrugëve kryesore të qytetit, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të kenë kufizim të qarkullimit të të gjithë automjeteve, përveç mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, mjete të policisë së shtetit).
📍Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë si më poshtë vijon;
• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytëzojnë qetësisht rrugët dhe njëkohësisht të përmbushin detyrimet dhe nevojat e tyre, Bashkia Fieri, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake do të marrë të gjitha masat kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 03.04.2022 e në vazhdim të dielën e parë të çdo muaji në vijim,
Faleminderit për mirëkuptimin!

S'KA KOMENTE