Bashkia e pare në Shqipëri që bën të detyrueshme vaksinimin për administratën,...

Bashkia e pare në Shqipëri që bën të detyrueshme vaksinimin për administratën, kryebashkiaku: Punonjësit të sjellin kartelën e vaksinimit

1055
SHPËRNDAJE
Gjon Gjonaj

Puka bëhet bashkia e parë në vend që bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e administratës. Mesohet se kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka nxjerrë një vendim për administratën shtetërore. 

Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundër duhet të paraqesë rezultatet e tamponit çdo javë. 

Gjonaj ka marrë vendim gjithashtu për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione, për shkak të rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. “Kush nuk vaksinohet çdo javë të sjell rezultatet e tamponit. Është koha të respektojmë jetën”, ka deklaruar Gjonaj.

S'KA KOMENTE