Bashkëbisedimi në Fier – Rama: Brenda marsit vaksinohet i gjithë stafit mjekësor

Bashkëbisedimi në Fier – Rama: Brenda marsit vaksinohet i gjithë stafit mjekësor

128
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarë të Fierit, ku ka sqaruar disa procese që janë në vijim, që nga vaksinimi i popullsisë kundër COVID-19, e deri në investimet në këtë Qark. Sipas tij, brenda marsit përfundojmë vaksinimin e të gjithë stafit mjekësor.

Brenda marsit e gjithë sasia që do vinte, do të vijë. Jemi në dskutime me të tjerë, ndërsa me pfizer kemi cdo ditë cdo ditë kontakte për të afruar dozat. Sidoqoftë brenda marsit mbajrojmë të gjithë vaksinimin e stafit mjekësor, do mbarojmë brenda javësh procesin e vaksinimit në shtëpitë e të moshuarve, kemi rreth 700 të moshuar pa njeri dhe rreth 300 personel dhe skemi pasur asnjë fatalitet sic ndodhi psh në francë, dhe nuk kemi patur për një arsye që është vërtet për tu thënëse personeli është karantinuar bashkë me të moshuarit që të mos të dalin për ti sjellë virusin aty. Janë njerëz që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme dhe fillojmë të dielën vaksinimin e moshës mbi 80 e lart. Unë thashë që do ta filljmë vaksinimin  me disa personalitete që i kanë dhënë shumë vendit tonë dhe nuk duhet ti kujtojmë vetëm të ndahennga jeta. Flas për personalitet që janë 80 plus”.

Duke vijuar me shëndetësinë, kreu i ekzekutivit u ndal edhe tek puna që po kryhet për ndërtimin e spitalit të Fierit, një dhuratë e Turqisë. Sipas tij, në këtë spital 50 persona do jenë personel turk dhe 320 personel shqiptar, të cilët do të përzgjidhen nga personeli turk.

Ky spital do ti shërbejë një zone më të gjerë. Do të jetë spital publik, si të gjithë spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra. Ajo që unë e konsideroj të rëndësishme është se nuk do jetë një qendër që do transferohet energjia më moderne. Do të pajiset nga A te ZH-ja nga Turqia, do të jetë një qendër e transferimit të dijes. Do të pilotohet autonomia spitalore. 50 persona personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Personel turk do ketë që nga drejtuesi i spitalit. Personel ishqiptarë do bëhet nga spitlai i Fierit në bazë të një testi që do të bëhet nga personeli turk.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Rama foli edhe për projektet e mëdha infrastukturore, si aeroporti i Kukësit, ai i Vlorës, apo Sarandës, si edhe akset rrugore.

S'KA KOMENTE