Basha per krizen energjitike:Nxisim e përkrahim të gjitha format e reagimit popullor

Basha per krizen energjitike:Nxisim e përkrahim të gjitha format e reagimit popullor

48
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Në qendër të vëmendjes ishte cështja e cmimeve në tërësi. Të gjithë jemi dëshmitarë, që cmim i energjisë dhe i karburanteve rëndon biznesin dhe qytetarët. Cmimi i karburanteve ka nëj efekt në rritje të cmimeve të produkteve të tjera. Dua të kujtoj se Rama premtoi uljen e cmimit të energjisë. Dhjetëra familjarë kanë vrarë vetën në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama pasi nuk kishin para për të paguar cmimin e energjisë elektrike. 

Jemi vendi i katërt sipas raporteve ku pjesa më e madhe shkon për energjinë. Këtu pyetja është cfarë u bë me reformën e energjisë? Ne e dimë se këto para nuk shkuan kurrë në destiancion, e dimë se karburanti shqiptar u shtrenjtua. Një nga vendet me cmimin më të lartë në Europë. Kjo është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së tij, e vendimarrjes së tij. 

Paratë që duhet të conte për të ulur cmimin e energjisë, i ka marrë dhe i ka cuar vetëm për të pasuruar një grup oligarkësh. Përballë kësaj ne kemi jo thjesht dhe vetëm propozimet që u bënë publike dje,por do bëjmë gjithcka për të ndalur këtë fatjkeqësi të re, këtë sëpatë që po mpreh për qafën e holluar të shqiptarëve. 

Kjo nuk është një gropë e krijaur nga tregjet globale por nga politikat e tij. Ka vetëm një mënyrë për ta mbushur këtë griop, është që paratë të dhëna me PPP, të shërbejnë për të plotësuar hapat e menjëhershme që ne i kemi propozuar

“Përshëndetje të dashur gazetarë. Sapo kemi përfunduar mbledhjen e grupi të PD. Në qendër të vëmendjes, ajo që dominoi bisedën ishte çmimi i energjisë dhe paralajmërimi i tellati të djeshëm. Çmimi i karburanteve rëndon te familjarët dhe bizneset. Çmimi i energjisë dhe karburante rrit dhe ka ndikimin te gjithçka qe konsumojmë. Duhet të kujtoj këtu se Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të energjisë, por e rriti dhe për familjarët dhe për bizneset. Dhjetra familjarë kanë vrarë veten në qelitë ku janë burgosur nga Edi Rama për faturat. Mbi 1 mijë janë burgosur, të tjerë kanë kaluar 1 natë në komisariat, në kuadër të reformës për energjisë. Jemi vendi i katërt ku pjesë më e madhe për buxhetin shkon për energjinë. Pyetja shtrohet se çfarë u bë me reformën e energjisë? Ku shkuan paratë e vjelura të qytetarëve, apo gjoja të mirëadministraura. Ne e dimë se çmimi i energjisë u rrit dhe çmimi i karburantit u rrit dy herë, si një nga çmimet më të shtrenjta në rajon. Këto janë fakte që i di gjithkush. Është fabul, një anekdote se si në zonat kufitare kalojnë dhe blejnë karburant në Kosovë apo Maqedoni. Kjo është pasojë e keqqeverisjes së tij, e vendimmarrjes së tij gjakftohtë kriminale. Paratë që duhet të çonte për uljen e energjisë i ka marrë dhe ka pasuruar veten e tij dhe një grup oligarkësh që janë pjesë e thellimit të vjedhjes dhe problemit. Përballë saj ne kemi jo vetëm propozime, që u bënë publike dje dhe që do të zhvillohen në detaje në bashkëpunim me grupe të interesit, por ne do të bëjmë gjithçka për të ndalur këtë fatkeqësi të re që po përgatit Edi Rama. Këtë sëpate që po preh qafën e shqiptarëve për xhepat e tyre ku do të fusë duar për të mbyllur gropën e korrupsionit të krijuar prej 8 vitesh në kurriz të shqiptarëve. Ka vetë vetëm një mënyrë për të mbushur gropën e korrupsionit, paratë e zhvatura me PPP, tendera korruptivë, koncensione e afera, këto para të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që ne kemi propozuar. Fatkeqësi kriza nuk është një krizë që vjen nga jashtë. Është një krizë që vjen nga brenda, nga keqqeverisja. T’i tregojmë shqiptarëve që me një qeveri të përgjegjshme ka zgjidhje. Nxisim e përkrahim të gjitha format e reagimit popullor.”, tha Basha.

S'KA KOMENTE