Basha nga Fieri: Ju jap fjalën, që ditën e parë do më...

Basha nga Fieri: Ju jap fjalën, që ditën e parë do më keni në shërbimin tuaj

637
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Fieri u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se PD ka marrë mbështetjen e të gjithëve. 

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të ndryshëm, lideri demokrat tha se ka marrë mijëra mesazhe nga intelektualë të mëdhenj të vendit, ku i shprehin mbështetje, duke pohuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve që ditën e parë sapo të zgjidhet kryeministër. 

“Kam marrë mijëra mesazhe nga intelektualë të mëdhenj në vend, na mbështesin. Ndryshimi është i pandalshëm. Mbaj mend kur vija të shtunave këtu, edhe byrektorja ishte shkretëtirë. Ishte një tmerr i vërtetë. Kemi plan konkret për rininë në veçanti. Kemi plan për të ndalur emigracionin. Na duhen njerëz të kualifikuar për të nxitur investimet e huaja. Potenciali nëntokësor i Shqipërisë është i pashfrytëzuar, ose i keqshfrytëzuar. Ne mund të bëjmë që këto pasuri të kthehen në vende pune. Duhet t’i japim fund monopoleve, oligarkisë, etj. Që të vijnë investimet e huaja, duhen punonjës të kualifikuar. Plani ynë është i detajuar për të bashkuar këto kërkesa, që kryeministri të mos jetë ortake me biznesin. Korrupsioni në vendin tonë është më i larti. Doli dhe raporti i ‘Transparency International’. Ju jap fjalën, që në ditën e parë do të më keni në shërbimin tuaj. Kini besim. Ju keni qenë të vegjël ku u hapën vizat. Fierakët dhe gjithë shqiptarëve iu dukej e pabesueshme. Nuk duhet të dorëzohemi, jemi kockë e fortë.”, tha Basha.

S'KA KOMENTE