Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen...

Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave.

285
SHPËRNDAJE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga Fieri për fenomenin e shit-blerjes së votave duke akuzuar Ramës se nuk po bën asgjë për ta ndaluar.

Sipas Bashës, Rama fajëson këdo për këtë gjë, por e di që më 25 prill do të humbë.

”Marifetet e fundit, me shit-blerjen e votës, ai që për 8 vite, mundësohet të fajësojë këdo në vend që ta ndalë. Nuk ka për t’ia dalë, e di dhe vetë që më 25 prill ai dhe një grusht njerëzish janë të humbur, sepse më 25 prill janë të bashkuar shqiptarët.”- theksoi Basha.

Më tej lideri demokrat thekson se të dielën Rama largohet bashkë me një grusht njerëzish që e kanë mbajtur peng vendin.

‘’Mirë se ju gjej, zonja dhe zotërinj, fierak dhe fierake, mirë se ju gjej të rinj e të reja, rini e mrekullueshme e Fierit. Do të sjellim fitoren më të madhe, të Fierit e gjithë shqiptarëve.

Vëllezër e motra, shiu dhe bereqeti i tij nuk e fshehin dot diellin pas reve në sytë tuaj, nga zmrat tuaja, nga fytyrat tuaja, shndrin energjia, forca, fuqia e bashkimit më masiv që ka njohur ndonjehë Fieri, e bashkimit më të madh që ka njohur Shqipëria, sepse 25 prilli, e diela e pas 3 ditëve nuk do jetë e diela e asnjë partie, asnjë politikani, por e diela e çdo shqiptari, e gjithë shqiptarëve, e çdo fieraku, e diela e ndryshimit duek votuar numrin 9. Cilin numër? Cilin numër? Fieri do votojë numrin 9. Fieri i vuajtur, u përdhosur, e jashtëzakonshme urbane në mes të asaj që duhet të ishte kopshti më i gjelbëruar i pasurisë shqiptare, i Myzeqesë, që sa herë kam ardhur këtu 8 vite në qytetin tuaj, në shtëpitë tuaja, në fshatrat tuaj, në sipërmarrjet tuaja, në fermat tuaja, e ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, e kam parë dhimbjen tuaj, e dështimit, fitore e pandalshme, e pandalshme.

8 vite dështime ju kanë ardhur në majë të hundës. Ju kanë drobitur zemrat e plagosura nga largimi  irinsë. Shihja në fytyrat e çdo të riu e të reje, në fytyrat e prindërve tuaj o rini e mrekullueshme e Fierit, gëzimin tek fitorja që po vjen, pashë edhe lot, nuk e di janë lot gëzimi, gëzimi, a janë lot gëzimi i vajzë e re, apo vuajtjet për 8 vitet e kaluara, fshiji lotët se të dielën po vjen ndryshimi. Ky q ytet nuk është i atij që për 8 vite nuk bëri asgjë, i atij që rrënoi pensionistët, shkatërroi arsimin, largoi fierakët, largoi të rinjtë e të rejat, ndau familjet në mes. Qyteti më emigracionin më të madh në Shqipëri, nuk i takon Ramës e oligarkëve, ky është Fieri i fierakëve, është Fieri juaj.

Qytetarët më arsimdashës të Shqipërisë, për të ngritur vlerat e vërteta, të familjes, të mirësisë, të pozitivitetit, punës që karakterizojnë komunitetet e mrekullueshme të Fierit. Të gjithë në një harmoni perfektë, punën tuaj, djersën tuaj, do rikthejmë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë.

Lotëve që janë derdhur si uji i Gjanicës, për  vuajtjet e 8 viteve, pë naftën që jo vetëm u lirua, por më e shtrenjta në botë, për të vetëvrarët nga faturat e energjisë, për vuajtjet e naftëtarëve, nënave e bashkëshorteve të tyre, për sipërmarrësit e Fierit, teksa detyroheshin të largonin nga puna prindërit shqiptarë. Për t’i dhënë fund njeriut që për 8 vite s’bëri asnjë e tani ka guxim të trokasë në portat e Fierit. Fieri ja ka mbyllur portat të keqes, ja ka hapur zemrën ndryshimit, me votë numrin 9.’’- tha Basha.

S'KA KOMENTE