Basha me naftëtarët e BALLSHIT: Vetting zyrtarëve që do të kenë në...

Basha me naftëtarët e BALLSHIT: Vetting zyrtarëve që do të kenë në dorë rafinerinë e naftës

579
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim me naftëtarët e Ballshit, ndërsa iu ka premtuar atyre se ata do të marrin të gjitha pagesat e prapambetura.

Kreu i opozitës tha se kur PD-ja të vijë në pushtet, do të bëhet vetting për zyrtarët që do të marrin në dorë rafinerinë e naftës, ndërsa theksoi se kryeministri është përgjegjësi për siguruar të drejtat e naftëtarëve. 

“Ju shikoj në këmbë, herën e fundit ishit shtrirë. Në këtë vend, që sa herë ta shikoni duhet të na e mbushë zemrat me krenari, por sa herë e shoh më mbush me ankth dhe me një ndjesi padrejtësie. Një mik i huaj më tha; ajo që duhet të kishim bekim, u kthye në mallkim. Për këtë vend këtu janë bërë ‘luftë’ dekadash nga politika. Kam qenë i pranishëm jo thjesht si dëshmitar në grevat e urisë. Kam pasur përgjegjësi, jo si të kryeministrit, por të kryetarit të opozitës. Për të dëgjuar problemin dhe për t’i dhënë zë problemeve tuaja. A ka zgjidhje problemi i naftëtarëve?! Po. Kjo pasuri rrjedh në xhepat e disa njerëzve. Problemi i Rafinerisë, në përgjegjësi i naftës shqiptare, është problem politik. Nuk ka rëndësi se çfarë pasaportë kanë apo gjuhë që flasin, por kjo pasuri, në vend që të ishte për Ballshin, u kthye në mallkim për të gjithë ju. S’dua të lë jashtë vëmendjes sakrificën e grave tuaja, e nënave tuaja. Akti i tyre për futjen në greve urie, ishte i madh. Që këto të zeza mos të përsëriten më, kushti i të gjitha kushteve është që politika mos t’i futet kësaj çështje me mendimin se çfarë do të përfitojnë. Ju premtoj dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Nga dita e parë e deri tek ditët e ardhshme zyrtarët nuk do të kenë jo vetëm mbrojtje, por do të kalojnë në disa lupa. Ata do të ballafaqohen me kontrollin më të lartë qeveritar, parlamentar. Është kjo garanci që ju jap sot. Është ky zotim që më ka sjellë para kësaj porte. Dua që kur të vijë herën tjetër, t’ju shoh së pari më këtë garanci ë bërë realitet. Me zyrtare shqiptarë që do të jenë me vetting të pandërprerë politike dhe privat, pasi do të kenë në dorë një pasuri të madhe. Këtë e marr unë përsipër, me ndihmën e Alibeajt, apo të tjerëve. Por e marr unë përsipër. Ai që erdhi para jush me premtime të mëdha, vetëm e përkeqësoi gjendjen tuaj. Përgjegjësi është dhe do të jetë gjithmonë qeveria, kryeministri. Ato para do t’i merrni si detyrim i përgjegjësisë shtetërore ndaj jush. Është premtim ndaj jush.”, tha Basha

S'KA KOMENTE