Basha i kthen përgjigje Ramës: Burrë nuk të bëjnë banditët! Burrë të...

Basha i kthen përgjigje Ramës: Burrë nuk të bëjnë banditët! Burrë të bën dashuria ndaj vendit

94
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fudnit tha se Basha nuk është lider, por të paktën duhet të bëhet burrë.

Në një komunikim me video-selfie teksa ktheehj në Tiranë, Basha shprehet se Rama duhet t’i lërë provokimet, pasi burrë nuk të bëjnë bandat por dashura dhe përkushtimi për atdheun.

“Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë. Ngjarja e shëmtuar që provokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë frikë. Shqiptarëve u ka dalë frikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë banditët me psitoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit. Nuk të bëjnë dot burrë, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin, tënd ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tremb dot ne. Ty dhe një grushti bandidhësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi. Më 25 prill largojmë Edi Ramën”

S'KA KOMENTE