Basha: E ndjej zemërimin e demokratëve, t’a kthejmë në energji për të...

Basha: E ndjej zemërimin e demokratëve, t’a kthejmë në energji për të luftuar betejën tonë

74
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së Kryesisë, tha se e dinte sesi ndihej shumica e demokratëve dhe kërkoi që këtë zemërim, t’a kthenin në energji për të luftuar betejën e tyre deri në fitore.

“Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore”- tha Basha. 

Ai më tej, u kërkoi anëtarëve të Kryesisë që të vazhdonin më tej rrugën që kishin nisur dhe të përmirësojnë gjërat që duhen përmirësuar.

“Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë”- shtoi Basha në fjalën e tij.

Pjese nga fjala e Bashes ne mbledhjen e Kryesise se PD:

Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër vecse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurre për nje hajdut tjeter me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias.”– tha Basha.

S'KA KOMENTE