Basha :“E di gjithë Tirana! Rama merr tarifën 1 milion euro për...

Basha :“E di gjithë Tirana! Rama merr tarifën 1 milion euro për tenderat korruptivë”

95
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama sipas të cilit është i zhytur në korrupsion.

Basha gjatë fjaës në Kuvend theksoi se Rama përfiton tarifën 1 milionë euro për tenderat korruptivë.

“Sa i përket tenderave, se shifrat nuk i di. Tenderat me procedura korrekte janë ato me BE. I urren sepse nuk e përcakton dot tarifën mbi 1 mln euro në zyrën tënde. Siç e dinë të gjithë, edhe tarifën ta dinë. Nuk e di e ke vendosur vetë, apo me Ëngjëllin. Mbi 1 mln euro i merr vetë, e di gjithë Tirana. Prandaj s’të pëlqejnë tenderat e huaj. Merri pak letrat kudo ku i ke futur. Ndoshta i ke akoma tek zyra e ish-zv.kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur. Ke përcaktuar edhe ryshfetin”, tha Basha.

S'KA KOMENTE