Basha akuza ndaj deputetes socialiste: Burri i saj siguroi skenën e Sali...

Basha akuza ndaj deputetes socialiste: Burri i saj siguroi skenën e Sali Berishës

91
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar burrin e deputetes socialiste, Blerina Gjylameti si personi që kasjellë nga Italia skenën gjigande që ka përdorur ish-kryeministri Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas Bashës, shuma që kushton kjo skenë është tepër e madhe, ndërkohë ai shtoi se fakti që Blerina Gjylameti paralajmëroi dy javë më parë Enkelejd Alibeajn se do të jetë deri në datë 11 dhjetor, kjo tregon si funksionon Trekëndëshi i Bermudës.

“Blerina Gjylameti i thotë Enkelejd Alibeajt dy javë më parë se deri në datë 11 do jesh ti. Bashkëshorti kishte një emër Kostika, ose Kostaqi. Është aksioner, apo ka qenë menaxhëer në një kompani të lidhur me TV klan, që kanë sjellë nga Italia një skenë kushedi sa lekë kushton në stadium. Këto lekë janë paratë që merren nga korrupsioni. Ja ku e ke Trekënëdëshin e Bermudës. Blerina Gjylameti i thotë Alibejat pas datës 11 nuk do jesh më. Burri i vet sjellë skenën në Arenën e Hajnisë. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë. Ja kam thënë Sali berishës nuk jamë më 17 vjec kur jemi takuar por jam 47 vjecc, prindër i 2 fgëmijëve . Nuk ka trajton më si fëmijë”, tha Basha..

S'KA KOMENTE