Banorët në panik nga shpërthimi i fuqishëm i hotelit në Sarandë, dëme...

Banorët në panik nga shpërthimi i fuqishëm i hotelit në Sarandë, dëme në 20 biznese

122
SHPËRNDAJE

Saranda u zgjua sot nga zhurma e shpërthimit të fuqishëm në një hotel, duke shkaktuar panik te të gjithë qytetarët.

Në prononcime për mediat, ata e konsiderojnë akt terrorist këtë ngjarje.“Ky është terror. Ishte e tmerrshme. Ky është një akt terrorist,”– thonë ata.

Sasia e tritolit u vendos në hyrjen e një hoteli në pronësi të Spiro Çabirit në bulevardin e qytetit ndërsa shpërthimi ka shkatuar dëme edhe tek godinat përreth.

Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Sarandën dhe banorët raportojnë se ka shkaktuar lëkundje të ngjashme me tërmetin. Sasia e eksplozivit të përdorur ka qenë e madhe pasi përveçse ka shkatërruar hotelin dhe ka shkaktuar dëme në pothuaj 20 biznese të tjera të shëtitores.

Më parë pronari ka pasur konflikte pronësie me ish ortakët e vet për hotel “Bizant” që shpërtheu këtë mëngjes si dhe për një piceri që gjendej në katin e parë. Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore.

S'KA KOMENTE