Banorët e 6 fshatrave në Fier “mbeten pa bukë”/Pronarja e fabrikës u...

Banorët e 6 fshatrave në Fier “mbeten pa bukë”/Pronarja e fabrikës u merr grurin banorëve dhe shpall falimentimin

8484
SHPËRNDAJE

Falimentimi i një fabrike mielli në fshatin Vërri në Fier ka bërë që banorët e 6 fshatrave të njësisë Mbrostar dhe jo vetëm, të mbeten pa bukë.

Banorë të këtyre fshatrave kanë deklaruar se kishin cuar grurin në fabrikë e në këmbim mërrnin bukë duke paguar vetëm koston e pjekjes.

“Piqnim bukën aty dhe kanë ngelur cdo familje nga 500 e deri në 3 mijë bukë. Cdo vit mblidhte grurin e popullit, kishte magazinën aty dhe më pas falimentuan dhe ikën. Se ku ikën se di. Pa shlyer asgjë. Vjen furgoni që sjellë bukë. Kush do bëjë kallëzim, më thuaj ti mua”

“Shteti thoshtë po jap subvencion po ne na takon. E kemi cuar grurin te fabrika. Ata kanë ikur. Unë kam cuar në një tjetër. Mund të merrja atje 400 e ca bukë. Është humbje. Mund të jenë 3 Kajmet, Verri, ka plot”.

“Janë 6 fshatra, nuk na kanë dhënë shpjegime. Ku është pronarja thashë unë? Mori rrugën. Kam dokumente që coja grurin”.

Por krejt papritur fabrika u mbyll, duke i detyruar banorët ose të bëjnë vetë bukën ose ta blejnë atë diku tjetër, duke shtuar kostot financiare.

Banorët janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë marrëveshje të shkruar me pronaren e fabrikës së falimentuar, ndërsa nuk kanë ku të drejtohen për këtë shqetësim.

S'KA KOMENTE