Banoret denoncojne efektivin e policise qe qellonte me arme ne ajer

Banoret denoncojne efektivin e policise qe qellonte me arme ne ajer

365
SHPËRNDAJE

Agencia per Mbikqyrjen Policore ka vënë në pranga një punonjës policie në Komisariatin numër 1. Arrestimi i efektivit Taulant Balla erdhi pas hetimeve përshkak të denoncimit të banorëve të lagjes së tij se gjuante me armë. Paskontrollit nëbanesën e tij i janë gjetur 2 armë zjarri pa leje.

Njoftimi i Plotë:

Në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” si edhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të 47-vjeçarit T.B., punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kontrollin e banesës së tij.

Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh.

Efektivi dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme. Për të provuar këto dyshime, AMP zhvilloi disa javë hetime.

Nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, për dy vepra penale.

AMP shpreh vendosmërinë për të luftuar pa kompromis e goditur paligjishmërinë, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale e me integritet të lartë.

S'KA KOMENTE